Tronditët Serbia: Putini pranon pasaportën e Kosovës

Lajme

Tronditët Serbia: Putini pranon pasaportën e Kosovës

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 07:00

Vendimi që Rusia të lëshojë viza për qytetarët nga Kosova me pasaporta të Kosovës e ka tronditur Serbinë.

Të kujtojmë se ambasada ruse në Beograd ka njoftuar se qytetarët nga Kosova mund të hyjnë në Federatën Ruse vetëm në raste të veçanta apo kur marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive.

E përditshmja më e madhe serbe “Blic” në numrin e së shtunës ia ka kushtuar tërë ballinën këtij lajmit.

“Putin pranon pasaportën e Kosovës”, është titulli kryesor, derisa në mbititull ka të shkruar: “Vëllazërisht – Vendim i befasishëm i miqve tanë të mëdhenj”.

“Prishtina kremton atë që Rusia pas 15 vitesh i ka pranuar dokumentet e tyre të udhëtimit. Moska ‘sqaron’ se me pasaportë të Kosovës tash për tash mund të hyjnë vetëm sportistët”.

Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se “fajtor për këtë është Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, e jo rusët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat