Tsipras për Varoufakis: Ndoshta nuk di të vishet por nuk është hajn

Lajme

Tsipras për Varoufakis: Ndoshta nuk di të vishet por nuk është hajn

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 23:14

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras e ka mbrojtur ish ministrin Janis Varoufakis , duke thënë se ndoshta nuk ka lidhje se si të vishet por që nuk ështëe mashtrues.

"Ndoshta mund ta fajësoni për komente, për qëndrimet politike, për shije të keqe në zgjedhjen e këmishave. Por nuk mund të thoni se është mashtrues dhe hajn, nuk mund të thoni se ka vjedhë para nga populli grek, nuk mund të thoni se ka pasur plan të fshehtë që ta përplasë vendin për shkëmbi”, ka thënë Tsipras.

Varoufakis është përballur me akuzat për të ashtuquajturin Plan B për krijimin e sistemit paralel të pagesave në rast se vendi të jetë e detyruar të largohet nga eurozona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat