Në kohën e luftës kishte Gjykatë që vepronte brenda UÇK-së

Lajme

Në kohën e luftës kishte Gjykatë që vepronte brenda UÇK-së

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 23:08

Edhe pse ishte një ushtri e formuar thjesht nga etja për liri, gjykata që veproi brenda saj ishte përpjekje për të parandaluar veprimet e kundërligjshme, qoftë edhe në kohë lufte. Sokol Dobruna ishte gjyqtar në Gjykatën që vepronte brenda UÇK-së. Ai thotë se edhe në kohë lufte janë gjykuar persona qoftë edhe për vjedhjen e një veture, ndërkohë që është i bindur se lufta e UÇK-së ishte e pastër.
Ardhja në Divjakë të Malishevës, avokatin Sokol Dobruna e rikthen në kujtimet e vitit 1998.
Atëbotë, ai udhëhiqte mekanizmin e vetëm të drejtësisë brenda Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndonëse kohë luftën vitit 1998, u themelua Gjykata e UÇK-së, ky organ i drejtësisë ka funksionuar brenda këtij objekti që ndodhet në fshatin Divjakë.
Ish-kryetari i Gjykatës së UÇK-së rikujton se në atë kohë, të gjithë prijësit e Ushtrisë e kanë respektuar autoritetin e këtij organi të drejtësisë.
“Ne e kemi pasur kodin ushtarak të luftës... e kemi pasur edhe kodin e procedurës edhe gjithashtu kodin e ekzekutimit të vendimeve të dënimeve penale”, tha Dobruna.
Dobruna ende i rikujton qartë disa raste kur shqiptoi dënime ndaj ushtarëve të UÇK-së.
Ish-gjyqtari i UÇK-së thotë se shpesh kishte hasur edhe në dëshmi të rrejshme.
Por, Dobruna është i bindur se lufta e UÇK-së është shembull i veçantë në botë.
Sidoqoftë, sapo përfundoi lufta, edhe Gjykata e UÇK-së mbaroi së funksionuari, ndonëse Dobruna thotë se ekzistojnë provat e mbledhura në atë kohë, e për të cilat është i bindur se dëshmojnë luftën e pastër të UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat