Limaj: Koalicioni qeverisës ka dërguar emra të deputetëve nëpër ambasada

Lajme

Limaj: Koalicioni qeverisës ka dërguar emra të deputetëve nëpër ambasada

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 21:23

(E plotësuar) Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thanë se ata që e kthyen Gjykatën Speciale në Kuvend, duhet me marrë përgjegjësi meqë, sipas tij, “me këtë veprim u hap Kutia e Pandorës”.
Limaj ka akuzuar koalicionin qeverisës duke thënë se ata kanë bërë presion tek deputetët që kanë votuar kundër, “duke dërguar emrat e tyre nëpër ambasadat e huaja në Prishtinë”.

“Nëse Specialja votohet të hënën, kanë me u hap problemet e mëdha për Kosovën”, ka thënë ai, duke shtuar se megjithatë këtë ditë pret më shumë vota kundër.

Limaj: Kadri Veseli mund të shkojë në shpi, i ka shkelë të gjitha procedurat

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se po kthehet në riprocedim në Kuvend dhe akterët që e kanë bërë këtë duhet të marrin përgjegjësinë.

Ai tha se Kosova me këtë veprim ka hapë kutinë e Pandorës.
Limaj ka theksuar se Kryesia e Kuvendit ka marrë një vendim duke e shkel ligjin e cila sipas tij do t’i bëjë dëm vendit.

Ai ka theksua se me logjiken normale me veprimet e këtyre njerëzve ata duhet t’i japin dorëheqje, ngase kanë shkel procedurat.

Limaj po ashtu ka thënë se Kosova ka demokraci të brishtë dhe si e tillë kjo demokraci demantohet lehtë, duke shtuar se ka një vit që është marrë Kosova vetëm me Gjykatën Speciale si dhe plot 5 vjet me bisedimet me Serbinë.

Limaj ka thënë se të gjithë e dinë se çka po i bëhet Kosovës me këto veprime, duke theksuar se nëse Specialja të hënën votohet pikërisht atë ditë kanë me u hape problemet e mëdha që kanë me pritë Kosovën.

Limaj ka mohuar se opozita ka një skenar për ta bllokuar Kuvendin duke shtuar se ato lajme që kanë qarkulluar janë të pavërteta.


Këto komente Limaj i ka bërë në emisionin Rrokum Rroll në Televizionin Rrokum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat