Qytetarët e Kosovës përfitojnë nga rregullat e azilit në Hollandë

Lajme

Qytetarët e Kosovës përfitojnë nga rregullat e azilit në Hollandë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 20:12

Azilkërkuesit që udhëtojnë nga Kosova në Europë Perëndimore, sipas Martin Wyss, Shef i Misionit të Organizatës Botërore të Migracionit, në Hollandë, e bëjnë për të përfituar nga tarifat e kthimit.

Ai thotë në një intervisitë për kanalin Hollandez, “EenVandaag”, se ata zgjedhin vendet ku kushtet janë më të mira dhe tarifat e kthimit më të larta. Në Hollandë, kompensimi për shqiptarët e Kosovës arrin deri në 1750 €.

Halil Berisha është njëri prej tyre. Pasi emigroi drejt Hollandës me shpresën për një jetë më të mirë, ai thotë se nëse e paguajnë, do të kthehet në Kosovë.

Halil Berisha thotë se janë të shumtë azilkërkuesit që e shfrytëzojnë këtë praktikë.

Që nga Maji i vitit 2014, mbi 80 mijë persona u larguan nga Kosova. Vetëm gjashtë për qind e tyre iu është pranuar kërkesa për azil. Kushtet më të mira e bën Hollandën vendin e preferuar, pas Austrisë dhe Gjermanisë.

Ligji atje parashikon pagesa të kënaqshme për azilkërkuesit që kthehen vullnetarisht. Kjo politikë synon t’i inkurajoje ata të rikthehen në vendet e origjinës. Shuma që një person mund të përfitojë ndryshon në varësi të rrethanave. Për shqiptarët e Kosovës është nga 200 deri 1750 €.

Martin Wyss, Shefi i Misionit të Organizatës Botërore të Migracionit thote se, “këta njerëz po përdorin sistemin dhe kjo e metë duhet të zgjidhet sa më shpejt, pasi do të përballemi me një valë të madhe migracioni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat