“Hëna Blu”, sonte fenomeni i rrallë që ndodh një herë në tre vite

Lajme

“Hëna Blu”, sonte fenomeni i rrallë që ndodh një herë në tre vite

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 20:09

Natën e sotme në qiell mund të shihet qartë fenomeni i njohur si “Hëna Blu”.

Është një fenomen që ndodh kur hëna është e plotë.

Por ngjyrën e kaltër e ka për shkak të pranisë së grimcave në atmosferë nga tymi ose pluhuri i shpërthimeve vullkanike.

Hëna e plotë shfaqet për të dytën herë këtë muaj. Rasti i fundit ishte më 2 Korrik.

Kjo ndodh pasi viti kalendarik nuk sinkronizohet në mënyrë të përkryer. Një gjë e tillë ndodh rreth çdo tre vjet.

“Hëna Blu” u shfaq edhe në Gusht të vitit 2012 dhe pritet të ndodh sërish në Janar të 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat