Kanioni i frikshëm që ndan shqiptarët dhe sllavomaqedonasit!

Lajme

Kanioni i frikshëm që ndan shqiptarët dhe sllavomaqedonasit!

Nga: Shkruan: Sali Berisha Më: 31 korrik 2015 Në ora: 17:58

Në këto rrethana, akademikë shqiptarë të Maqedonisë, me iniciativën private, hapën universitetin e Tetovës. Trupa akademike e universiteteve të Prishtinës dhe Tiranës dhanë ndihmesë në këtë Universitet. Përsëri bëmë çdo përpjekje vetë direkt, por dhe me miqtë tanë në Europë dhe SHBA, që autoritetet maqedonase të “legalizonin universitetin” e Tetovës, të njihnin diplomat e tij dhe të parashikohej edhe një buxhet për të. Qëndrimi i autoriteteve maqedonase ishte i prerë, “kjo është e pamundur”. Ata shumë shpejt e shpallën të paligjshëm këtë universitet dhe ndërmorën sulmin, terrorin shtetëror policesk ndaj Universitetit të Tetovës, në të cilin u vra një student, u plagosën shumë të tjerë, u arrestuan drejtuesit e Universitetit, qeveritarët vendorë të Tetovës dhe Gostivarit dhe qindra student, studente dhe qytetarë me origjinë shqiptare. Ndërkohë, forcat e sigurisë, shërbimet sekrete të këtij vendi, inskenonin skenarë dhe terrore shtetërore në zonat me shumicë shqiptare si në Strugë, Ladorisht, Bit Pazar, Shkup, Tetovë, Gostivar, në të cilat u vranë apo u burgosën, torturuan qindra e qindra shqiptarë. Por, pasojat e kësaj politike nuk u vonuan.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat