Rrahman Hyseni, poezi kushtuar Flora Brovinës

Lajme

Rrahman Hyseni, poezi kushtuar Flora Brovinës

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 15:42

Rrahman Hyseni i ka shkruar disa vargje për deputeten Flora Brovina.

Poezia e titulluar “Vajza me motor”, e shkruar nga Rrahman Hyseni flet për të kaluarën dhe personalitetin e deputetes, nga këndvështrimi i autorit.

Sipas autorit të kësaj poezie, qëllimi është të përshkruhet jeta e saj në disa vargje, teksa fokus i veçantë i jepet përjetimeve të saja gjatë luftës.
VAJZA ME MOTOR
(Flora Brovinës)
Kohët e kaluara i fute në kornizë
Kujtesa të ktheu kah udhëtoje me motor
E çudia ua kaplonte njerëzve shikimin
Vajza me motor i shëtiti kohët e nxira
Frikën futur e kishte në humnerë të errët
Te dera e shtëpisë nisja e priste kthimin
Nuk kishte përcjellje, jo me të ishte guximi
Vajza motorin e mbështeti për muri të shtëpisë
Se korbi i zi e mbylli në grila se në ta hyrë ishte frika
Flora si trimëreshë e mbështjellë me flamur lirie
Për atdhe, për të popullit shpëtim e vuajti këtë dënim…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat