Ky është njeriu që i gjeti pjesët e avionit MH370, ja rrëfimi i tij (Foto)

Lajme

Ky është njeriu që i gjeti pjesët e avionit MH370, ja rrëfimi i tij (Foto)

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 14:03

Një pastrues modest plazhi ka rrëfyer për momentin kur zbuloi disa nga mbetjet e një avioni, që thuhet se është avioni i Malaysia Airlines, duke shpjeguar kështu një nga misteret më të mëdha në botë.

Johnny Begue kishte dalë në kërkim të një guri për të shtypur specat, kur papritur pa një gjë të çuditshme në plazh.

Ishte një copë nga krahu i avionit, që mendohet se i përket Boeing 777 të fluturimit MH370.

Ajo ishte e mbuluar me rërë.

Së bashku me disa kolegë, e tërhoqi më në brendësi këtë pjesë të krahut nga frika se mos e tërhiqte uji.

Pasi kërkuan në internet, ata bënë lidhjen se mund të ishte avioni MH370, që u zhduk marsin e shkuar.

“Më hynë të dridhura në trup,” thotë ai.

Tashmë po shtohen gjithmonë e më shumë zërat se këto janë pjesë të avionit misterioz.

Megjithatë mbetet enigmë se përse avioni ndërroi kurs.

Bild raporton se shërbimi i inteligjencës amerikane mendon se avioni është vendosur qëllimisht në kursin që e do e çonte drejt një përplasje fatale.

Mbetjet u gjetën në ishullin Reunion, në lindje të Madagaskarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat