Misteri i MH370 dhe sekreti i rrymave ujore

Lajme

Misteri i MH370 dhe sekreti i rrymave ujore

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:50

Një copë avioni gati dy metra e mbuluar me guacka jep shpresë për fatin e avionit MH370. Ekspertët analizojnë detajet për të lokalizuar vendin e rrëzimit të avionit të shoqërisë malajziane para një viti e gjysmë.

Ka një vit e gysmë që zhdukja e avionit të shoqërisë malajziane "Malasyia Airlines" në fluturimin MH370 mban në ankth të afërmit e pasagjerëve. Çdo mundësi kërkimi për 239 të humburit analizohet në detaj. Deri më tani ende nuk është sqaruar nëse copa e avionizte zbuluar në ishullin francez, La Réunion vërtet i përket avionit të zhdukur.

Për Arne Biastoch, profesor për qarkullimin e rrymave oqeanike ka gjasa që një copë avioni të bëjë një rrugë kaq të gjatë përmes Oqeanit Indian deri në La Réunion. "Për shkak të strukturës së sheshtë mund të mendohet që kjo copë avioni ka notuar në sipërfaqe", thotë Biastoch nga Instituti për Studimin e Oqeaneve, Geomar në Kiel. Shpejtësia e rrymave në Oqeanin Indian llogaritet në më pak se një kilometër në orë. "Por e llogaritur për 17 muaj, mund të arrihen distanca në 4.000 kilometra."

Rrymat mund të ofrojnë fakte të reja

Ekspertët deri më tani janë të mendimit se avioni MH370 ka fluturuar mijëra kilometra larg kursit të planifikuar dhe në një moment të caktuar është rrëzuar në Oqeanin Indian. Në një zonë detare të përmasave të mëdha në jugun e Oqeanit Indian nisën kërkimet më të shtrenjta ku morën pjesë 26 vende, anije, avionë dhe satelitë. Gjithnjë ekspertët kanë gjetur pjesë notuese në det, por asnjëherë pjesë të avionit të humbur.

Eksperti Arne Biastoch

Tani kjo copë avioni mund t'i orientojë kërkimet drejt veriut. Sepse analiza e lëvizjes së rrymave detare të le të kuptosh se pikënisja e notimit të kësaj cope avioni nuk ka si të jetë në jug të brigjeve australiane. "Duke u bazuar tek rrymat mund të themi se ka gjasa që copa e avionit ka ardhur nga Indonezia ose nga veriu i Australisë" shpjegon eksperti Arne Biastoch. Rrmyat në jug të brigjeve australiane do të lëviznin në një drejtim tjetër, jo në drejtim të ishullit La Réunion.

Për të vërtetuar teorinë e tij, Biastoch luan me kolegët e tij në botë me letrën në shishe. Shishja - në të vërtetë këtë e zëvendësojnë pjesë virtuale - dhe deti janë një paketë të dhënash në kompjuter. Të dhënat bazohen në regjistrimet satelitore të një viti e gjysmë. Satelitët mund të regjistrojnë rrymat detare duke matur lartësinë e valëve dhe pjerrësinë e sipërfaqes së ujit. Duke u bazuar tek pjerrësia mund të llogaritet edhe shpejtësia e lëvizjes së rrymave detare. Të gjitha të dhënat bashkë mundësojnë një panoramë të caktuar që nga rrëzimi i avionit.

"Këto pjesë virtuale ne i lejojmë të lëvizim në këtë model mbrapsht. Në këtë mënyrë kemi mundësi të gjejmë pikëfillimin e lëvizjes."

Pllakat i MH370

Me këto eksperimente në kompjuter studiuesit mund të zbulojnë gjasat e rrëzimit të avionit para brigjeve të Indonezisë apo Australisë. Një mundësi - por profesori i studimit të rrymave oqeanike sërish paralajmëron nga euforia. Problemi qëndron tek koha e gjatë që përllogaritet, shpjegon Biastoch. "Deti është me shumë turbulenca dhe stuhi". Sa më e gjatë të jetë koha që marrim në shqyrtim, aq më e madhe është mundësia e shpërndarjes së pjesëve virtuale në modelin kompjuterik, thekson ai. "Pra vendi i rrëzimit të avionit do të jetë sërish një territor shumë i madh."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat