Të premten Wikileaks ka zbuluar se Agjencia Kombëtare për Siguri e SHBA-ve (NSA), e ka spiunuar qeverinë dhe kompanitë private në Japoni.
Në publikimin e quajtur “Target Tokyo”, Wikileaks ka spjeguar se shënjestër e NSA-së kanë qenë më shumë se 35 kompani japoneze, përfshi këtu edhe administratën e kryeministrit japonez Shinzo Abe, në vitin 2006-2007.
“Mësimi për Japoninë është: mos prisni që një superfuqi botërore e spiunazhit të veproj ndershëm dhe me respekt”, ka shkruar kryeredaktori Julian Assange në një deklaratë bashkuar publikimit të Wikileaks.
“Përgjimi telefonik i NSA-së ka synuar edhe kabinetin qeveritar të Japonisë, Bankën Qëndrore, Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, si dhe sekretariatin ekzekutiv të sekretarit japonez, Yoshihide Sug-s”, shkruhet në publikim.
Ndërkaq, në sektorin privat agjencia amerikane ka vëzhguar për nga afër ndarjet natyrore të gazit në kompaninë Mitsubishi, si dhe ndarjen e naftës të korporatës Mitsui.