A po e njeh Kosovën? Rusia njeh pasaportat e Kosovës

Lajme

A po e njeh Kosovën? Rusia njeh pasaportat e Kosovës

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 13:02

Ambasada ruse në Beograd ka njoftuar se qytetarët nga Kosova mund të hyjnë në Federatën Ruse vetëm në raste të veçanta apo kur marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive.

Ambasada poashtu ka theksuar se njëjtë sikur një numër i shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e “njëanshme” të Kosovës, Rusia lëshon viza për qyetarët e Kosoves vetëm me procedura të veçanta.

Tanjug shkruan se kjo praktikë e procedurimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga Rusia, korrespondon me trajtimin serb ndaj qytetarëve nga Kosova, si dhe kjo mënyrë është prezantuar nga Serbia.

Qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar, dhe ka bazë në ligjet ndërkombëtare dhe në rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244, ka njoftuar ambasada ruse përmes një komunikate për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat