Tension në qiell, tjetër provokim i avionëve rusë

Lajme

Tension në qiell, tjetër provokim i avionëve rusë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 12:23

Ky është momenti kur avionët luftarakë britanikë u ngritën me shpejtësi për të interceptuar dhjetë avionë ushtarakë rusë në një mision të vetëm.

Moska kishte dërguar katër nga avionët më të shpejtë supersonikë në botë, së bashku me të tjerë avionë ushtarakë në një nga ditët më të tensionuara në rajon.

Avionët britanikë Typhoon u ngritën nga baza Amari në Estoni, ndërsa avionët rusë ishin pranë hapësirës ajrore baltike.

Avionët britanikë janë ngritur deri më tani plot 18 herë, ndërsa vitin e shkuar ishin ngritur në total vetëm 13 herë.

Një zyrtar i ushtrisë britanike tha se edhe njëherë ata treguan se janë të angazhua për mbrojtjen kolektive të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat