Vatra: Qeveritë Shqiptare harruan fondin për Luginën

Lajme

Vatra: Qeveritë Shqiptare harruan fondin për Luginën

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 11:34

Lëvizja Qytetare Vatra, organizatë që mbron të drejtat e shqiptarëve të luginës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se harruan fondin për Luginën që vet fillimisht e premtuan dhe mbështeten edhe me një rezolutë në Kuvend.

“Rezultues e cila parash që Kuvendi i Republikës së Kosovë të mbështet themelimin e fondit zhvillimor për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me iniciativën e Qeverisë së Kosovës dhe në koordinim me institucionet ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në komunikatën e Vatrës dërguar mediave.

“Nga miratimi i rezolutës deri më tani ka pasur vetëm një shkëndi në këtë drejtim ku qeveria e Kosovës në vitin 2014 ndau vetëm 100 mijë euro për këtë fond zhvillimore që u krijua në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë”.

“Nevojat e qytetareve te luginës janë shume te mëdha, duke ditur diskriminim qe po i bën regjimi i Serbisë tri komunave asaj te Bujanoct, Preshevës, dhe Medvegjes ne ndarjet buxhetore”.

“Është emergjente fondi humanitare për këto tri komuna te krijohet sa me pare dhe te behet i përhershëm, në kthim, infrastruktura, arsimi, shëndetësi etj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat