S’ka më kritere shtesë për liberalizimin e vizave

Lajme

S’ka më kritere shtesë për liberalizimin e vizave

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 00:23

Komisioni asnjëherë nuk ka vendosur kritere shtesë përveç atyre të përcaktuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Keshtu thotë zëdhënësja e presidentit dhe zëvendëspresidentit të parë të Bashkimit Evropian, Natasha Bertaud.
“Kriteret nevojitet të përmbushen para se Komisioni të mund të rekomandojë udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës”, i ka thënë Bertaud Tribuna Channel, e pyetur nëse është e mundur që Brukseli zyrtarë të vendosë kritere shtesë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat