Isës e Hashimit po ju shkon mirë jarania, “goja vesh en vesh” (Video)

Lajme

Isës e Hashimit po ju shkon mirë jarania, “goja vesh en vesh” (Video)

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 22:20

Isa Mustafa u shfaq në Kuvend me goxha disponim. Mbase për shkakun se në seancën e së enjtes, kryeministri nuk do të përballej më me shumë se një pyetje parlamentare.

Vetëm deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, i parashtroi një pyetje për mundësinë e krijimit të një aviokompanie shtetërore. Mustafa, menjëherë iu përgjigj, duke thënë se nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

Edhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, i cili po ashtu u pa mirë me humor, mori pyetje vetëm nga deputeti Ilir Deda i cili mori përgjigje të menjëhershme.

Në këtë seancë, deputetët i kanë zgjedhur edhe katër anëtarët e bordit të RTK-së dhe është shqyrtuar edhe projektligji për Letërnjoftimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat