Ende s’dihet kush gjuajti me armë në gjinekologji (VIDEO)

Lajme

Ende s’dihet kush gjuajti me armë në gjinekologji (VIDEO)

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 20:49

Nga parku i vogël që gjendet prapa klinikës gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare, u shkrepën plumbat plumbat që arritën edhe në dhomat e repartit ku qëndrojnë foshnjat e porsalindura, transmeton Klan Kosova.

Krismat ishin dëgjuar nga gratë që ishin në dhomë dhe nga motra kryesore.

Ende nuk dihet se kush ka shtënë me armë dhe as arsyeja, por janë gjetur gëzhojat e plumbave që depërtuan në klinikë.

Ndërsa, policia ka deklaruar se ende nuk ka të arrestuar lidhur me këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat