81 të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore (Video)

Lajme

81 të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore (Video)

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 20:24

Në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, Kosova këtë vit klasifikohet si një vend burimi dhe destinacioni për trafikimin e qenieve njerëzore.

Ky klasifikim, njëjtë si edhe një vit më parë, e rendit Kosovën në shkallën e dytë, në një sistem me tre shkallë për trafikim me qenie njerëzore.

Përkundër këtij raporti, Policia e Kosovës pohon se ka shënuar një sukses në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe shfrytëzimin seksual.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, është shprehur se shifra e arrestimeve, me mbi 80 persona në vetëm këtë vit për trafikim, dëshmon për punën e Policisë në luftimin e kësaj dukurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat