Forcat e errëta kanë frikë nga demokracia

Lajme

Forcat e errëta kanë frikë nga demokracia

Nga: Mimozë Lakna Më: 30 korrik 2015 Në ora: 18:19

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, që e kanë kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale, tashmë kanë filluar të zbusin qëndrimin e tyre. Mirëpo, zvarritja e themelimit të Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara nga senatori zviceran Dick Marty e ka dëmtuar shumë imazhin dhe reputacionin e Kosovës në planin ndërkombëtar.
Ky është vlerësimi i analistëve, të cilët e konsiderojnë si të rëndësishëm kryerjen e këtij obligimi ndërkombëtar.
Që Kosova të kap “trenin e fundit”, dhe të votoj pro themelimit të Gjykatës Speciale, ka bërë thirrje edhe Ambasadori i ri amerikan i akredituar në Prishtinë, Gregory Delawie, i cili gjatë muajit gusht pritet të marr postin e tij, në Prishtinë.

Shumica e të dënuarve do të jenë nga PDK-ja

Adem Salihaj, deputeti Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se PDK-së, nuk i përgjigjet themelimi i kësaj gjykate, sepse shumica e atyre që do të mund të gjykohen dhe të dënohen do të jenë nga kjo parti politike.
“Rreth themelimit të Gjykatës Speciale u krijua një lloj odisejade me të panjohura dhe lojëra në prapaskene, të gjitha këto nga PDK-ja. Arsyet dihen, PDK-së nuk i përgjigjet themelimi i kësaj gjykate, sepse shumica e atyre që do të mund të gjykohen dhe të dënohen do të jenë nga kjo parti politike. Pra, në një anë PDK-ja deklaronte se është për themelimin e kësaj gjykate dhe se i kanë votat, në anën tjetër, 13 deputetë ose më shumë se një e treta e deputetëve të kësaj partie nuk e votuan këtë gjykatë”, vlerëson Salihaj për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat