Rama i bindur se Kuvendi do të votojë Gjykatën Speciale

Lajme

Rama i bindur se Kuvendi do të votojë Gjykatën Speciale

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 17:18

Nuk do ketë ndryshime në Qeverinë shqiptare në muajin shtator pas pushimeve, por se shteti do të nis një valë të re aksioni si me energjinë elektrike dhe karburantin, ndaj të gjithë atyre që nuk kanë paguar taksat.

Kështu ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp ku para gazetarëve ka folur për bilancin e 300 ditëve të dyta të qeverisë së tij.

Rama: Nuk do ketë ndryshime në qeverinë shqiptare në shtator

“Rifreskimin qeveria do ta bëjë gjatë muajve të gushtit. Pra çdo njëri nga anëtarët e qeverisë do të shkojë të freskohet me pushime dhe do të kthehet në punë dhe qeveria do vazhdojë kështu siç ëhstë,. Nuk kemi në plan të bëjmë ndryshime në qeveri se nuk shohim arsye për t’i bërë. Ndërkohë që për sa i përket tjetrës në shtator ne do të fillojmë një tjetër aksion të madh i cili për nga natyra dhe agresiviteti do të jetë i ngjashëm me atë të energjisë, mbylljes së universiteteve, dhe do të jetë aksioni kundër informalitetit. Do të jetë një operacion kompleks Parlamenti do të trajto jë në fillim të sesionit të ardhshëm paketën e ,masave rënduese penale kundër evazionit fiskal , kundër kontrabandës, skllavërisë dhe punës në të zezë", tha Rama.

Rama u pyet në këtë konferencë edhe për Gjykatën Speciale të Kosovës, dhe për përfshirjen e shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS. Lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, Rama shprehu besimin e plotë se Parlamenti i Kosovës do të marrë vendimin e duhur, ndërsa për akuzat ndaj shqiptarëve lidhur me ISIS, tha se kësaj kauze barbare i janë bashkuar njerëz nga çdo komb, jo vetëm shqiptarë.

Rama: Gjykata Speciale është vullneti i Kuvendit të Kosovës

"Normalisht është vullneti i kuvendit të Kosovës edhe unë jam i bindur se Kuvendi i Kosovës do marr vendimin më të mirë. Lidhur me terrorizmin, kur janë bërë edhe norvegjezët, danezët edhe anglezët, luftëtarë të kauzà «s barbare, shqiptarët nuk mund të mos prekeshin, por kush thotë që shqiptarët janë problem, ka një problem me veten dhe me shqiptarët", tha Rama.

Ndërkohë Rama ka mohuar që të ketë në Kuvend deputetë të inkriminuar apo që kanë probleme me ligjin. Ai tha se gjykime të ndodhura shumë larg në të shkuarën apo edhe afër por përtej kufirit të dëshmisë penale, adresohen me ligj nëse duam t’i adresojmë, dhe ne do i adresojmë me ligj.

Rama: Nuk ka në Parlamentin e Shqipërisë deputetë që kanë probleme me ligjin

"Nuk ka në Parlamentin e Shqipërisë njerëz të cilët kanë probleme me ligjin, pra në kuptimin, nuk flas për ata që kanë probleme rishtaz me ligjin, nuk janë futur në Parlament njerëz që kanë pasur probleme të hapura me ligjin. Unë kam qenë i pari besoj që kam kërkuar për çdo deputet të ri dëshmi penale, që është i vetmi dokument zyrta r i Republikës së Shqipërisë që përcakton pastërtinë apo papastërtinë e një personi dhe nuk ka asnjë person që të ketë pasur një dëshmi penale të papastër", tha Rama.

Kryeministri ka folur edhe për sektorin ekonomik, ku foli për rezultate pozitive.

“Ekonomia u mbyll me rritje 2.82 përqind në fund të 2014-s. Ndërsa në fund të 2015 do të jemi pranë rritjes prej 3 përqind”, ka deklaruar Rama.

Ndërsa njoftoi një tjetër nismë të qeverisë së tij; operacionin kundër evazionit fiskal, Rama tha se në aksion do të përfshihen tatimet, doganat, Inspektorati i Punës dhe shumë struktura të tjera shtetërore. Por, përpara fillimit të tij, qeveria do të ashpërsojë masat ndëshkuese për ata që fshehin taksat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat