Greqi: Për shtatë ditë pushime, mbreti i Marokut shpenzon pesë milionë euro

Lajme

Greqi: Për shtatë ditë pushime, mbreti i Marokut shpenzon pesë milionë euro

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 16:35

Mbreti Mohamed VI i Marokut dhe bashkëshortja e tij, Lalla Salma, kaluan një javë pushime në Ilia, në bregun perëndimmor të Peloponezit dhe shpenzuan pesë milionë euro.

Sovrani maroken mbërriti në vendin ballkanik i shoqëruar edhe nga dy fëmijët dhe ambasadori i Marokut në Greqi.

E gjithë shpura e tij përbëhej nga anëtarë të familjes mbretërore dhe miq të tyre.

Rojat personale të familjes mbretërore marokene përbëheshin nga 70 djem dhe vajza të reja si edhe 50 agjentë të policisë greke.

Pjesë e shpurës ishin edhe shumë shërbëtorë, maxhordomë, kuzhinierë e tjerë.

Për pushimet e mbretit në Ilia, ditë më parë ishin dërguar fronë, tapete të kuq, tenda, mermerë, piktura të mbretit dhe mijëra objekte të tjera si ushqime dhe pije.

Sipas revistës ”Forbes”, mbreti i Marokut ka një pasuri prej dy miliardë dollarësh. /ANSA/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat