Nuk ka varrezë masive në Ranillug

Lajme

Nuk ka varrezë masive në Ranillug

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 14:18

(E plotësuar) Gërmimet e nisura në mëngjesin e sotëm në një vend të dyshuar për varrezë masive në Ranillug kanë përfunduar por, pa ndonjë rezultat.

Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur Prenk Gjetaj, ka konfirmuar për KosovaPress se nuk është gjetur asgjë dhe se gërmimet janë zhvilluar pranë një lumi në Ranillug.

Për trupa të shqiptarëve të vrarë po gërmohet edhe në Ranillug

Janë duke u zhvilluar gërmimet në Ranillug të Kamenicës, afër një ure ku dyshohet per varrezë masive. Kryetari i Komisionit Qeveritar per Personat e Pagjetur,Prenk Gjetaj tha për KosovaPress se deri më tani nuk ka pas ndonjë gjetje.

Megjithatë, që nga orët e paradites është duke u gërmuar. Gërmimet në këtë lokacion kanë filluar sot për herë të parë ku dyshohet të ketë trupa të shqiptareve të vrare nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat