Ja se si emigrantët shfrytëzojnë terrin për të kaluar kufirin në Britani (Foto)

Lajme

Ja se si emigrantët shfrytëzojnë terrin për të kaluar kufirin në Britani (Foto)

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 12:06

Sapo drita të zbehet ata nisin të dalin nga hijet. Është pikërisht mesi i natës ku emigrantët tentojnë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me shpresën se atyre do të u ofrohet ushqim dhe shtëpi banimi.

“DailyExpress” shkruan se autoritetet tregojnë se sapo të bije terri mbi portin Calais, loja e maces me miun (mes policeve dhe emigranteve) fillon të luaj. Mijëra emigrantë që përpiqen të kalojnë Eurotunelin në Calais bëjnë një udhëtim në këmbë nga kampet e tyre, për të pritur deri sa të bije terri, për të kaluar më pas rrethojat afër kufirit.

Sapo rrethojat të janë shkalur, ata kalojnë në platforma dhe tentojnë të fshihen nëpër vagonë të mallrave, për të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar pa u vërejtur.

Zëdhënësi i Eurotunelit, John Keefe ne lidhje me këtë thotë: “Ata mendojnë se kanë gjetur një mundësi më të mirë për t’u fshehur në errësirë dhe kaluar pa u vërejtur. Kontrollimi i trenave mund të marr shumë kohë, dhe kjo nënkupton vonesë të konsiderueshme të vagonëve të mallrave. Pra është transporti i mallrave, jo transporti i njerëzve që po ndikohet nga kjo. Këto dyja kalojnë nëpër terminale të ndryshme”.

Zëdhënësi Keefe ka shtuar se këta emigrant mund të shihen duke u ofruar terminaleve gjatë ditës, pasi që ata bëjnë rreth katër deri pesë kilometra marshim në këmbë nga kampet e tyre, dhe ata presin në hapësirë publike që të vije nata.

Ai ka shtuar: “Ata vendosen përreth terminalit, në hapësirë publike, dhe pastaj kur të bije terri fillojnë përpjekjet për të kaluar rrethojat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat