Serbi i dyshuar për terrorizëm del para Gjykatës në Prishtinë

Lajme

Serbi i dyshuar për terrorizëm del para Gjykatës në Prishtinë

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 11:05

(E plotësuar)- Para Gjykatës Themelore në Prishtinë sot ka filluar gjykimi ndaj Sllobodan Gavriqit i akuzuar për përgatitje të sulmit terrorist.
Njëri nga mbrojtësit e Sllobodan Gavriqit, avokati Dejan A. Vasiq ka thënë se sot ishte seanca e parë dëgjimore.
“Gavriq sot vetëm do të deklarohet për aktakuzën, kurse mbrojtjes do t’i dorëzohet e gjithë dosja e rastit”, ka thënë Vasiq. Gavriqin e mbroj edhe avokati tjetër, Zhivojin Jokanoviq.
Prokuroria Speciale e Kosovës më 10 korrik ka ngritur aktakuzë për përgatitjen e sulmit terrorist kundër Sllobodan Gavriqit, zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë së Serbisë i cili në dhjetor të vitit të kaluar u arrestuar në Prishtinë me mbi 12 kilogramë eksploziv.
Që nga ajo kohë ndodhet në paraburgim.
Në aktakuzë shkruan se Gravriq përgatiste kryerjen e veprës penale – terrorizëm – më qëllim që seriozisht ta frikësojë popullatën, destabilizojë dhe të shkatërrojë strukturat më të rëndësishme politike, kushtetuese, ekonomike dhe shoqërore të Kosovës.

Serbi i dyshuar për terrorizëm, sot para gjykatës

Slobodan Gavriq do të dal sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shkak se ai dyshohet se ka planifikuar organizime dhe veprime terroriste dhe futje të mjeteve shpërthyese në Kosovë.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi ka thënë se Gavriq do të dal para drejtësisë pas orës 14|: 00, në Pallatin e Drejtësisë, ose pas orës 14 e 30.

Slobodan Gavriq, shtetas i Serbisë, i martuar, baba i dy fëmijëve, punëtor i Ministrisë së Bujqësisë, me profesion veterinar, dyshohet se ka kryer veprat penale të përgatitjes së veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës; si dhe import, eksport, transportim, prodhim këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse të ndaluara sipas Kodit Penal të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat