Dallavere me tenderë në Ministrinë e Infrastrikturës (Video)

Lajme

Dallavere me tenderë në Ministrinë e Infrastrikturës (Video)

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 09:43

Zyrtarët e Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës me iniciale: A.Zh dhe Sh.E, janë duke u hetuar për kurdisje të tenderëve në këtë ministri

Hetime janë duke u zhvilluar edhe për punonjësin B.Sh, i afërt i ministrit, Lutfi Zharku.

Ky i fundit dyshohet se ka krijuar një grup në të gjitha rajonet e vendit për shitje të patentshoferëve.

Sipas burimeve Policia e Kosovës tashmë ka përfunduar hetimet lidhur me këtë çështje dhe ka dorëzuar rastin për procedim të mëtutjeshëm.

Prokuroria e Shtetit nuk i është përgjigjur interesimit të Tribuna Channel për të ditur rreth hetimeve të bëra, sikur që edhe Policia e Kosovës nuk është përgjigjur për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat