Delawie porositë liderët që të themelojnë Specialen

Lajme

Delawie porositë liderët që të themelojnë Specialen

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 08:44

Ambasadori i ri amerikan i akredituar në Prishtinë, Gregory Delawie, ka porositur liderët e Kosovës, që të formojnë sa më parë Gjykatën Speciale.

Para se të marrë detyrën në Kosovë, ambasadori i ri amerikan i akredituar në Prishtinë, Gregory Delawie, ka bërë betimin e tij në Uashington. Në një ceremoni në Departamentin e Shtetit, Delawie e ka dhënë betimin për misionin e tij dhe ka marrë letrat kredenciale për t’ia dorëzuar presidentes së Kosovës. Delawie, i cili gjatë muajit gusht pritet të marr postin e tij, në Prishtinë, ka qenë mjaft i ashpër, duke kërkuar formimin sa më parë të Gjykatës Speciale.

“Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin. Sinqerisht shpresoj që Kosova të kaloj legjislacionin që ka të bëjë me themelimin Gjykatës Speciale, të sjellin drejtësi për ata që vuajtën nga duart e atyre që u përfshin në krim. Dështimi për ta themeluar këtë gjykatë nga institucionet vendore si një zotim që Kosova i ka bërë komunitetit ndërkombëtar nënkupton që shumë gjëra të kthehen parapa”,ka thënë Delawie
.
E ambasadori i ardhshëm amerikanë në Prishtinë, Gregory Delawie, ka thënë se emigrimi i kosovarëve, është alarm i mungesës së zbatimit të ligjit, për shtetin e Kosovës.

"Kjo gjeneratë e tashme e liderëve të Kosovës ka shansin që të vejë vendin në rrugën e duhur. Për këtë nuk ka kohë për të humbur. Kriza e emigrantëve kosovarë dimrin e kaluar është një sinjal i qartë që njerëzit e posaçërisht rina kanë humbur besimin për një të ardhme në Kosovë. Për këtë arsye sapo të nis punën në Prishtinë do të përqendrohem në tri çështje të rëndësishme: forcimin rendit dhe ligjit, përmirësimin e sigurisë dhe promovimin e zhvillimit ekonomik. Për mua forcimi i rendit dhe ligjit nënkupton standarde të aplikuara ndërkombëtarisht dhe liderë të përgjegjshëm që kanë vullnetin t’i vendosin interesat e vendit në rend të parë”, ka thënë Delawie.
Ambasadori Delawie ka folur edhe për të ardhmen e Kosovës, në BE dhe bashkëpunimin rajonal.

“Libri i Evropës nuk do të jetë i kryer përderisa kapitulli për Kosovën nuk do të jetë i përfunduar. Kompletimi i këtij kapitulli do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme dhe më sfiduese me të cilin ne do përballemi në vitet e ardhshme. Unë dua të besoj që qytetarët e Kosovës ndajnë vizonin e një shteti që aspiron të jetë demokratik, multietnik dhe i njohur. Një shtet që jeton në fqinjësi të mire, i qeverisur nga një qeveri që funksionin si duhet dhe e çliruar nga korrupsioni”,ka thënë Delwie.

Gregory Delawi në mars të këtij viti është emëruar nga presidenti amerikane Barak Obama, ambasador i SHBA-së, në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat