Shqetësimi i BE-së: Në Kosovë ndërrohet lehtë identiteti

Lajme

Shqetësimi i BE-së: Në Kosovë ndërrohet lehtë identiteti

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 08:05

Misioni faktmbledhës i Komisionit Evropian për Liberalizimin e Vizave ka përgatitur raportin, ku shqetësimi kryesor është siguria në dokumente personale dhe sistemi i drejtësisë. Policia ka marrë vlerësime pozitive.

Në Kosovë lehtësisht mund ta ndryshosh identitetin në dokumentet zyrtare. Ky është njëri nga shqetësimet e Komisionit Evropain, i cili përmes ekipit të tyre që qëndroi para pak javësh në Kosovë, ka dhënë vërejtje që duhet punuar nëse Kosova dëshiron përshpejtimin e liberalizimit të vizave.

Një burim pranë Zyrës së BE-së në Prishtinë, ka bërë të ditur se ekipi, i cii ka ardhur për vlerësim, ka shkruar raportin me vërejtje të ashpra për sigurinë e dokumenteve personale, pastaj për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, afatin për përfitime nga Fondi i Riatdhesimit, ndaljen e emigrimit, Ligjin për Prokurimin Publik, sigurinë publike lirinë e lëvizjes, reformat në Administratën Publike, për gjykatat dhe Prokuririnë, për të cilat vërejtjet janë të mëdha.

Ky raport është diskutuar gjatë takimeve që janë zhvilluar prej 13 deri më 17 korrik, mes misionit faktmbledhës të DE-së, përfaqësuesve të ambasadave të BE-së në Kosovë dhe zyrtarëve të shtetit të Kosovës, por do të dorëzohet në shtator.

Kriteret e vëna, Kosovës nga 100 janë reduktuar në disa, por me ton të ashpër është kërkuar nga Kosova që urgjentisht të punohet në plotësimin e këtyre të fundit, të dala nga raporti përpara liberalizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat