Vëlla e motër u gjetën të ngujuar në kafaz qensh

Lajme

Vëlla e motër u gjetën të ngujuar në kafaz qensh

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 22:44

Dy fëmijë – vëlla e motër – të cilët janë gjetur në rrethana tragjike, janë vendosur përkohësisht nën kujdesin e disa të huajve. Djaloshi, gjashtëvjeçar dhe motra e tij, katërvjeçare, nga Nanjingu në Kinën lindore, janë gjetur nga banorët lokalë të ngujuar në një kafaz me qenë,

Luanin pa mbikëqyrjen e të rriturve

Fqinjët kanë raportuar që shpeshherë ata i kanë parë këta dy fëmijë duke luajtur me kafshë, pa mbikëqyrjen e të rriturve. Për një kohë të gjatë ata kanë mbledhur ushqim nga shportat e mbeturinave, kanë ngrënë ushqim të qenve si dhe kanë pirë ujë të kanalizimit.

Në raportimin fillestar është thënë që fëmijët, në fakt, kanë qenë duke jetuar në kafaz, gjë kjo që kishte ngjallur reagime të shumta në mediet sociale në Kinë.

Mirëpo, më vonë autoritetet kanë bërë të ditur që gjyshi i tyre i kishte ngujuar ata në kafaz, pasi që ishte larguar për një kohë, për t’u siguruar që ata nuk do të zhdukeshin. Fëmijët ishin lindur nga një nënë e pamartuar, e cila i kishte braktisur para dy vjetësh, duke bërë që gjyshi të bëhej kujdestari i tyre i vetëm, për shkak të faktit që babai i tyre shkon në punë herët. Familje, që jeton në kushte të rënda financiare, besohet se jeton në një strehimore, në afërsi të kafazit të qenve.

Fëmijët u dërguan në qendër strehimi

Autoritetet lokale i kanë dërguar fëmijët në një qendër për strehim të përkohshëm, ku do të qëndrojnë deri në momentin kur familja mund të sigurojë kushte më të përshtatshme për akomodimin e tyre. Ata më pas ishin dërguar edhe në spital, për t’u kontrolluar, mirëpo, bazuar në raportet mjekësore, që të dy fëmijët janë shëndosh e mirë.

Bazuar në raportet, autoritetet lokale janë duke punuar në gjetjen e një zgjidhje afatgjate për kujdes ndaj këtyre fëmijëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat