Si ia ‘futi’ Mejremja Shtetit Islamik (Foto)

Lajme

Si ia ‘futi’ Mejremja Shtetit Islamik (Foto)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 22:28

Luftëtarët e Shtetit Islamik i përdorin masivisht rrjetet sociale për të rekrutuar militantë, por edhe për të gjetur gra xhihadiste.

Por gjërat nuk duken shumë të lehta.

Policia në Rusi thotë se ka arrestuar tre vajza të reja, të cilat hiqeshin sikur donin të bëheshin gra-xhihadiste.

Ato komunikonin në rrjetet sociale me xhihadistët e ISIS dhe i bindnin t’u dërgonin para për udhëtimin.

Por qëllimi i vetëm ishte të zhvasnin paratë e militantëve.

Policia mendon se kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi në mbarë vendin janë qindra vajza që e bëjnë diçka të tillë.

Portali LifeNews ka arritur të flasë me një nga tre vajzat, që jetojnë në republikën autonome të Çeçenisë.

Vajza, e quajtur Mejreme, pranoi se ka marrë paratë pa pasur qëllim që të shkonte në Siri.

Fillimisht u raportua se vajzat rrezikojnë deri në gjashtë vite burg, por pas një zemërimi publik, akuzat ndaj tyre mund të bien.

Disa komentues online thonë se vajzat duhet të vlerësohen për përpjekjet e tyre.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat