Mediat zvicerane shkruajnë për vozitjet e këqija që i bëjnë shtetasit e tyre në Kosovë

Lajme

Mediat zvicerane shkruajnë për vozitjet e këqija që i bëjnë shtetasit e tyre në Kosovë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 21:12

Videoja e dërguar nga një lexues i Bota sot, ku shihet një veturë me targa të Kantonit të Lucernit, duke vozitur në rrethinë të Prizrenit, ka nxitur reagim në opinion.

Golfi i zi bën një vozitje të shkujdesur, e më pas një tejkalim duke shpërfillur çdo rregull të komunikacionit.

Kjo ka bërë që autoritetet zvicerane të paralajmërojnë për dënime shtesë, lidhur me këta vozitës.

Sipas “20 Minuten”, nëse një shtetas zviceran dënohet nga gjykata në Kosovë, kur të kthehet në vend do t’i konfiskohet patenta e shoferit. Po ashtu, nga shoferët kërkohet të kenë kujdes dhe “të vozisin edhe në Kosovë sikurse vozisin në Zvicër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat