Ja si e “rrjepin” akademikët e Kosovës shtetin (Dokument)

Lajme

Ja si e “rrjepin” akademikët e Kosovës shtetin (Dokument)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 19:31

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm gjatë auditimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka gjetur një shkelje e cila ka të bëjë me dëmtimin e buxhetit të Kosovës.

Pagesat për 37 anëtarët e ASHAK-ut, prej tyre 25 të rregulltë dhe 12 korrespodent procedohen përmes sistemit të payrollit, që do të thotë tërësia e rrogave në organizatë. Shpërblimet mujore që janë të përhershme në payroll figurojnë si pagë e rregulltë (primare).
Ato i nënshtrohen të gjitha normave tatimore dhe ndaljes së kontributeve të obliguara me ligj që në përputhje me Ligjin e ASHAK, përcakton të drejtën e përfitimit të shpërblimit të përhershëm mujor për personelin akademik.
Auditori ka konstatuar se 10 anëtarë të Akademisë që janë përfitues të këtij shpërblimi që në fakt është pagë primare në payroll, kanë një marrëdhënie të rregulltë dhe kompensohen me pagë primare edhe në një organizatë tjetër buxhetore, transmeton Indeksonline.
Sipas Auditorit rreziku qëndron se kompensimi i dy pagesave, me pagë primare nga buxheti i konsoliduar i Kosovës e dëmton buxhetin, duke ditur që për pagën primare tatimi në pagë ndalet sipas shkallëve tatimore, përderisa për pagën e dytë duhet të ndalej në lartësinë 10%. Kjo e ulë efikasitetin dhe besueshmërinë e sistemit të pagave.
Rekomandimi i Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës udhëzon Kryetarin e Akademisë që të 10 anëtarët e lartëpërmendur të deklarojnë se cili është punëdhënsi primar dhe të ardhurat tjera të tatimoren konform legjislacionit në fuqi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat