Kthehen me vetëdëshirë 70 azilkërkues nga Gjermania (Video)

Lajme

Kthehen me vetëdëshirë 70 azilkërkues nga Gjermania (Video)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 19:26

Të paktën 70 persona janë kthyer këtë të mërkurë nga Gjermania në Shqipëri, pas pesë muajsh qëndrimi në kampet e azilkërkuesve në pritje të azilit ekonomik.
Shumica e tyre, kryesisht të rinj, janë kthyer me dëshirën e tyre, pasi vërejtën pamundësinë e fitimit të këtij azili në shtetin gjerman.

Ata thonë se, së shpejti do të ketë të kthyer të tjerë. Të kthyerit nuk janë marrë në pyetje nga policia shqiptare për shkak se janë rikthyer me dëshirën e tyre.

Ata kanë kaluar terminalin e Rinasit si çdo pasagjer tjetër. Avioni i posaçëm për ta ishte nisur nga Eseni, në kuadrin e nismës së marrë nga autoritetet gjermane për kthimin e përshpejtuar të azilkërkuesve drejt Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat