Kryetari i Ulqin viziton Deçanin, inspekton punimet në rrugën Deçan-Plavë

Lajme

Kryetari i Ulqin viziton Deçanin, inspekton punimet në rrugën Deçan-Plavë

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 18:10

Punimet në ndërtimin e rrugës Deçan - Plavë po vazhdojnë ende. Kjo rrugë është vlerësuar tepër e rëndësishme për të dyja qytetet, pasi që do shkurtojë dukshëm edhe rrugën për në Ulqin.

Për të parë punimet në këtë segment rrugor, sot në Deçan ka qëndruar edhe kryetari i Ulqinit, Fatmir Gjeka.

Ai është takuar me kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj dhe deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj.

“Sot në Deçan me Kryetarin e Ulqinit Fatmir Gjeka dhe kryetarin Deçanit duke shikuar punimet e rrugës Deçan Plavë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat