Gruaja Demokratike e PDK-së nderon heroinën e kombit Emini

Lajme

Gruaja Demokratike e PDK-së nderon heroinën e kombit Emini

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 18:00

Sot në Ferizaj, në përvjetorin e rënies së dëshmores së kombit Hyrë Emini - Mira, u mbajtën homazhe tek varrezat e dëshmorëve, nderim i'u bë edhe dëshmorit Brahim Ademi.

Gjithashtu u mbajt orë letrare në nderë të heroinës Hyrë Emini në teatrin e qytetit "Adriana Abdullahu" . Me këtë rast, gjatë fjalimit të saj, kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së Justina Shiroka - Pula tha se sot jemi mbledhur për të kujtuar një heroinë të kohës së re e cila me përkushtimin e saj atdhetar tregoj për vazhdimësin e trimërive të femrave tona në luftën për liri kombëtare.

"Dëshmorja Hyrë Emini pa dyshim që është vazhdimësia e heroinës Shote Galica, grave të Prekazit legjendar, Xhevë Lladrovcit dhe shumë grave tjera që kontribuan në luftërat për çlirim. Shembulli i tyre tregon guximin, përkushtimin por edhe qytetërimin si element i barazisë gjinore" - tha Justina Shiroka - Pula

Gjithashtu kryetarja Pula falënderoi në mënyrë të veçant Gruan Demokratike të PDK-së, dega ne Ferizaj dhe veçanërisht kryetaren Hanife Salihu, për nderimin e veçant që i bënë heroinës së kombit Hyrë Emini.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe deputetët e parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së z. Elmi Reçica, z. Agim Aliu dhe znj. Mexhide Topalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat