Aeroplani i British Airways bën ulje emergjente, dyshohet për bombë në bord

Lajme

Aeroplani i British Airways bën ulje emergjente, dyshohet për bombë në bord

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 17:59

Një aeroplan i kompanisë fluturese British Airways nga Los Angjelosi me destinacion Londrën është detyruar të bëj ulje emergjente në Kanadë si pasojë e një kërcënimi për bombë në bord.

Një zëdhënës i Policisë së Montrealit ka thënë se një ekip special i forcave policore (SWAT), dhe qentë nuhatës janë lëshuar brenda aeroplanit për ta konfirmuar se asgjë e rrezikshme nuk gjendej në aeroplan, duke mos e konfirmuar se një kërncënim me bombë ka qenë shkaktar i uljes emergjente.

“Fluturimi BA274 nga Los Angjelosi në Londër është anuluar, duke bërë ulje emergjente në Montreal dhe duke i zbritur të gjithë pasagjerët nga aeroplani, pasi që kapiteni mori vendim për ta ulur aeroplanin si masë sigurie”, thuhet në deklaratën e British Airwys.

“Po bëjmë të pamundurën për t’i akomoduar pasagjerët tanë nëpër hotele, dhe t’iu sigurojmë bileta të tjera që fluturimi i tyre të vazhdojë sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet më tej në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat