Kosova nuk e ka në mend të investojë në siguri!

Lajme

Kosova nuk e ka në mend të investojë në siguri!

Nga: N. Shala Më: 29 korrik 2015 Në ora: 17:58

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë paralajmëruar se shumë shpejtë do të marrin vendim për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, përkatësisht për transformimin e FSK-së në FAK (Forcat e Armatosura të Kosovës). Këtë kërkesë ia kanë përcjellë edhe institucionet amerikane të sigurisë lidershipit të Kosovës, por deri më tash ende po negociohet me palën serbe e cila ka paralajmëruar veto, pasi nevojiten 2/3 e votave të pakicave për kalimin e ligjit të ri dhe për bërjen e ndryshimeve kushtetuese. Serbët edhe pse së fundi kanë thënë se nuk do ta kushtëzojnë apo shantazhojnë për themelimin e ushtrisë, ata ende janë kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës, ndërsa mediat kanë shkruar se ata po e kushtëzojnë votën pro ushtrisë me interesat e tyre, përfshirë kërkesën për një asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive.

Problemet buxhetore

Ndërsa, problem më vete mbetet buxheti shtetëror, por edhe mos interesimi për ta rritur buxhetin për siguri, për FSK-në, policinë dhe shërbimin inteligjent, AKI-në.
Për këtë vit Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndarë rreth 45 milionë euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës, bën të ditur deputeti Naser Osmani, Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Ky buxhet sipas z. Osmani është jashtëzakonisht i vogël. “Kalimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës, pra me përgjegjësi të tjera luftarake kërkon jashtëzakonisht një buxhet më të madh dhe buxheti i Kosovës nuk do të ketë mundësi të ndajë shuma të mëdhaja, por do të ndaj aq sa për të kryer nevojat elementare, pra për tu formuar dhe shndërruar në ushtri FSK-j. Por, pritet që të ketë edhe donacione të tjera (por nuk e përmend burimin se nga do të vijnë këto donacione) për ta konsoliduar dhe për ta sjellë në nivelin e gatishmërisë”, thotë z. Osmani.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat