Fillon “fshesa”! Deportohet grupi i parë i azilkërkuesve nga Gjermania

Lajme

Fillon “fshesa”! Deportohet grupi i parë i azilkërkuesve nga Gjermania

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 16:49

Ka mbërritur sot rreth orës 15:00 avioni i parë me azilkërkuesit shqiptarë që po deportohen nga Gjermania.

Avioni i nisur nga Kassel i Gjermanisë ka zbritur në pistën e “Nënë Terezës” me 70 azilkërkues në bord.

Shqipëria dhe Kosova cilësohen nga Ministria e Brendshme gjermane si vende të sigurta të origjinës dhe nuk mund të përfitojnë azil në Gjermani.

Rreth 30 mijë shqiptarë mendohet të jetë numri i azilkërkuesve në Gjermani të cilët pritet të kthehen me procedura të përshpejtuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat