Jabllanoviq:Për çështjet me rëndësi, presim ftesën e partnerëve të koalicionit

Lajme

Jabllanoviq:Për çështjet me rëndësi, presim ftesën e partnerëve të koalicionit

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 13:52

Ish-ministri dhe kreu i Listës serbe, Aleksandar Jabllanoviq, mohon të ketë pasur takime me partnerët e koalicionit qeveritar për tejkalimin e çështjeve të hapura, përjashtuar ndryshimet kushtetuese për themelimin e Gjykatës speciale.

Jabllanoviq pret që partnerët e koalicionit të iniciojnë bisedime për çështjet me rëndësi, pasi që e kanë fjalën kryesore dhe përgjegjësinë më të madhe.

“Për më tepër, ishte një tentim që në takimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të futet në rend dite edhe pika për ndryshimin e Kushtetutës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, që për ne ishte e papranueshme, meqë është joserioze që në këtë mënyrë t’i qasesh një teme kaq serioze, andaj kjo çështje u hoq nga rendi i ditës”, tha Jabllanoviq.

Për të nuk është e pranueshme që lidhur me formën dhe përmbajtjen e vendimit për formimin e Ushtrisë së Kosovës të informohen nga mediat, meqë shton se janë pjesë e politikës zyrtare dhe kanë qëndrime, që dëshirojnë t’i artikulojnë qartë, në bazë të fakteve.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, Jabllanoviq i vlerëson tejet korrekte dhe profesionale raportet që i ka me politikanët shqiptarë të Kosovës.

“Këtu para së gjithash mendoj te kryeministri Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj. Këta vërtet janë njerëz me të kaluar, për shumë çka diskutabile për ne, por nga aspekti profesional, në punën politike që e bëjnë, unë për punën e tyre dhe komunikimin me ne nuk mund të kem asnjë vërejtje”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat