Ja si pushon gruaja më e fuqishme në botë (Foto)

Lajme

Ja si pushon gruaja më e fuqishme në botë (Foto)

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 11:03

Njësoj si çdo vit.

Kjo është hera e shtatë që kancelarja gjermane, Angela Merkel, i bën pushimet e saj në Tirolin e Jugut, provincën autonome italiane.

Bild sjell këto foto nga pushimet e Merkel, 61 vjeç, së bashku me të shoqin, Joachim Sauer, 66 vjeç.

Kancelarja pushon rregullisht në të njëjtin hotel me katër yje në fshatin me 400 banorë.

E njëjta pamje në drejtim të dy majave të larta 3900 metra.

Edhe ekskursionet dhe shëtitjet janë të njëjtat.

Në ngjitjet në mal ata udhëhiqen nga legjenda e alpinizmit, Reinhold Messner.

Në mes të gushtit, Merkel kthehet sërish në punë në Berlin.

Tani janë dy javë pushim për të marrë veten nga kriza greke dhe kaosi me azilantët, raporton Bild.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat