A duhen dënuar ata që luftojnë kundër ISIS?!

Lajme

A duhen dënuar ata që luftojnë kundër ISIS?!

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 07:43

ISIS tashmë është shndërruar në problem ndërkombëtar.

Shumë shtete, edhe ata perëndimore, po përballen me ikje të qytetarëve drejt Sirisë apo Irakut.

Nga këta persona, që ikin nga atdheu, ka që ikin për të luftuar përkrah organizatës terroriste ISIS, e ndaj këtyre të fundit, ngrihet padi penale dhe përballen në gjyqe.

Por, se ka dhe nga ata persona që ikin nga atdheu për të luftuar kundër ISIS.

Jamie Williams, nga Epping i Austrialisë ka tentuar të ikë nga shteti, me qëllim që të luftojë kundër ISIS, përkrah kurdëve.

Mirëpo, ai u arrestua nga ana e forcave policore, ndodhet në paraburgim dhe tashmë pritet të përballet me gjyq në tetor.

Shumë ekspertë ndërkombëtarë kanë ngritur pyetjen nëse duhen ndjekur penalisht persona që luftojnë kundër ISIS apo jo.

Por, se duket se pjesa më e madhe e shteteve, mes tyre dhe Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, e dënojnë faktin që një shtatas i tyre të luftojë jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat