Serbët e Kuvendit s’mund të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Lajme

Serbët e Kuvendit s’mund të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 07:24

Deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës nuk mund të pengojnë procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Sipas njohësve të Kushtetutës dhe të trashëgimisë kulturore, deputetët serbë nuk kanë mundësi që të përdorin nenet e aktit më të lartë juridik për mosmiratimin e ligjeve me interes vital dhe të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Të martën kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve me seli në Graçanicë, Rada Trajkoviq, ka thënë se Kosova, bazuar në Kushtetutën e saj, nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s pa përkrahjen e serbëve.

Sipas saj, neni 81 i Kushtetutës shprehimisht thotë se ligjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, arsimit dhe gjuhëve konsiderohen me rëndësi vitale dhe se për miratimin e tyre duhet shumica e deputetëve nga grupet e pakicave.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/serbet-e-kuvendit-smund-te-pengojne-anetaresimin-e-kosoves-ne-unesco-118651/?utm_content=buffer03717&utm_medium=social&utm_source=twitter.com&utm_campaign=buffer?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat