Valon Murati merr Certifikatën e Veteranit (Foto)

Lajme

Valon Murati merr Certifikatën e Veteranit (Foto)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 22:25

Ministri i Diasporës, Valon Murati ka publikuar në Facebook, disa fotografi ku dëshmohet se ai ka qenë pjesë e luftës së UÇK-së, me certifikatën e veteranit.

Të kujtojmë që Murati ka qenë pjesë e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe kryeredaktor i gazetës “Çlirimi” si organ i kësaj lëvizje.

Përpos fotografive, Murati ka lënë edhe një mbishkrim sikur më poshtë:
“Perkunder gjithe baltes qe i kane hedhur e po i hedhin, lufta clirimtare e popullit shqiptar eshte nje vlere qe i ben nder jo vetem lirise se shqiptareve por ne pergjithesi vleres se lirise universale. Krenar qe kam dhene nje kontribut modest ne kete perpjekje vigane te popullit tone. I perulur para vepres se shokeve qe me nuk i kemi ne mesin tone. I paperulur ne respektin per gjithe ate sakrifice kombetare e njerezore.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat