Britaniku jep dorëheqjen pas skandalit

Lajme

Britaniku jep dorëheqjen pas skandalit

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 20:34

Jep dorëheqjen nga posti i tij, një nga eksponentët kryesorë të Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe, Sewel. Ky vendim vjen dy ditë pasi u publikua një video ku shfaqet duke konsumuar drogë në shoqërinë e dy prostitutave.

Në një letër drejtuar Parlamentit, ai shkruan: “Dua të kërkoj falje për dhimbjen dhe turpin që iu kam shkaktuar”. Sewel shpreson se vendimi i tij do të jetë “një ndihmë për të rregulluar dëmin që i ka bërë këtij institucioni kaq të rëndësishëm”.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe ka shpjeguar se ka nisur kërkimet për “akuzat e veprave të lidhura me drogën që përfshijnë një anëtar të Dhomës së Lordëve”.

Ndërsa vetë Sewel ka thënë: “Sot kam njoftuar drejtuesit e Parlamentit për tërheqjen e anëtarësisë time në Dhomën e Lordëve. Çështja nëse me veprimet e mia kam shkelur Kodin e Sjelljes është e rëndësishme, por sidomos teknike”. Ai është shprehur se, Dhoma e Lordëve është një pjesë e rëndësishme dhe efikase e sistemit politik të Mbretërisë së Bashkuar, por e nënvlerësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat