Nuk ishte paqja me çdo kusht, por liria dhe pavarësia e Kosovës

Lajme

Nuk ishte paqja me çdo kusht, por liria dhe pavarësia e Kosovës

Nga: Intervistoi: Mikel GOJANI Më: 28 korrik 2015 Në ora: 18:46

“Bota sot”: A kishte në atë kohë vështirësi dhe mospajtime ndër shqiptarë?

Anton: Gjithsesi, nuk duhet kuptuar se në atë kohë ndër shqiptarët nuk kishte mospajtime. Po. Kishte mendime tjera, njerëz të pakënaqur, të tillë që nuk e kishin kuptuar ende demokracinë, që nuk e kuptonin drejt rendin e ri ndërkombëtare, nostalgjik të përkatësive dhe simpative të kaluara politike, qofshin ndaj sistemit politik të Enver Hoxhës, apo edhe të tillë që kishin një dhembshuri për të kaluarën e tyre komode në Jugosllavinë e Titos! Kishte edhe asi që politikisht i takonin organizimeve të vjetra djathtiste, si Balli Kombëtar etj.
Pra, siç shihej duhej punuar dhe vepruar me një kulturë të lartë të tolerancës dhe mirëkuptimit. Në këtë drejtim, kultura komunikuese e Presidentit Rugova (ai nuk fyente dhe nuk anatemonte askënd), u bë segment i rëndësishëm i LDK-së, madje shenjë që këtë subjekt e dallonte nga subjektet tjera në Kosovë.
Punohej me një përkushtim të lartë dhe ajo që quhet aktivizim i resurseve dhe potencialeve, ishte bërë preokupim i LDK-së. Kështu, ruhej një kohezion kombëtar dhe çdo ditë pushtoheshin hapësira të pa shfrytëzuara që dërgonin kah shtetndërtimi.
Ajo që latinët e vjetër thonin “Ec ngadalë që të arrish më shpejt në cak”, u tregua, së pakut për ato vite gjer në prag të luftës, si e suksesshme!


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat