Një faqe e re për Rugovizmin dhe LDK-në!

Lajme

Një faqe e re për Rugovizmin dhe LDK-në!

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 18:41

Më shpejt se shumë politikanë të tjerë me përvojë Mendim Rugova, ia ka mësyrë politikës. Ai është ngjitur jo nga poshtë, por thuaja që nga kulmi, politikës.
I biri i madh i presidentit Rugova, djali i ndrojtur, por tërë shpirt rrezatues humanizmi, po bën hapat e shpejt drejt politikës.
Edhe më parë ka pasur sinjale për hyrje në politikë, por tani më ai ka vendosur të pranojë ofertën bujare të kryetarit të LDK-së, kryeministër i Kosovës, që të bëhet zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Mendim Rugova, që rrallëherë ka pranuar të flasë për politikën duke dashur të mbetur i paprekur prej saj, dhe të ruaj emrin e jashtëzakonshëm të babait të tij, në një rast ka qenë jo pak kritik për zhvillimet në LDK, duke kërkuar që kësaj partie ti kthehet nami, si në kohën e babait të tij, Ibrahim Rugovës, dhe babait të Pavarësisë së Kosovës.

Bashkë-dizajnues i flamurit dardan

Mendimi ishte njëri prej personave që e ndihmoi presidentin Rugova për dizajnimin e flamurit të Dardanisë, ndërsa si hobi, por edhe formim intelektual e ka vëzhgimin e gjithësisë, i fascinuar prej yjeve vazhdon të mbesë, ndërsa kjo duket ta ketë lidhur edhe me dëshirën për të bërë fotografi dhe për tu marrë me parashikimin e motit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat