Pas 26 vjetësh, lind fëmija i parë në maternitetin e Preshevës

Lajme

Pas 26 vjetësh, lind fëmija i parë në maternitetin e Preshevës

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 18:13

Sot ka lindur foshnja e parë në maternitetin e Preshevës , pas një pauze 26 vjeçare të këtij institucioni shëndetësor.
AB nga Presheva e solli në jetë një djalë katër kilogramësh, dhe sipas mjekes Xhejlane Ferati lindja shkoi shumë mirë, bëri të ditur të martën Trupi Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Me këtë rast personeli, infermieret dhe mjekët në maternitetin ambulator në Preshevë iu kanë bërë thirrje të gjitha grave shtatzëna në Preshevë për të shkuar në kontrolla si dhe të lindin në qytetin e tyre.

“Kjo lindje është inkurajuese edhe për të gjitha nënat e tjera dhe i ftojë ato të vijnë për të lindur në Preshevë,” tha Ferati.

Materniteti ambulator në Preshevë ka dy salla për lindjen e fëmijëve , inkubator, fototherapi, dhoma të infermiereve, katër dhoma për rehabilitim, kuzhinë dhe objekte të tjera të nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat