Publikohen detaje të reja rreth vrasjes së Jehon Gërvallës

Lajme

Publikohen detaje të reja rreth vrasjes së Jehon Gërvallës

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 17:29

I dashuri i Jessica Soble, i dyshuar për vrasjen në “Motel 6” në Gates, i ka thënë “13WHAM”, se ajo i kishte telefonuar të enjten, në natën kur kishte ndodhur vrasja në Rochester(SHBA).
“Ajo më telefonoi të enjten mbrëma. Ajo po qante dhe vazhdimisht më thoshte të lutem eja më merr. Më duhet të vijë në shtëpi. Kurse unë fillova të mendoj me veten se çfarë është duke ndodhur? Ajo sigurisht se nuk më tregoi për këtë”, ka deklaruar David Sweeney nga Oswego.

Soble dhe bashkëpunëtori i saj Donovan Zuhlke tani po përballen me akuzat për vrasje dhe vjedhje.

Jehon Gërvalla (39) është gjetur i therur me thikë për vdekje brenda dhomës 233, ka deklaruar policia. Sipas dokumenteve të gjykatës, gjithashtu edhe portofoli i tij thuhet se ishte vjedhur.

Shefi i policisë së Gates, James VanBrederode, ka thënë se Gërvalla ishte një punëtor i cili kishte kërkuar strehë në Amerikë nga Kosova në vitin 1999.

Sweeney ka thënë për “13WHAM”, se Soble po kërkonte ndihmë në Rochester për varësi nga droga dhe alkooli.

Ai pranoi se prindërit e Zuhlke ishin sponsor të Soble në një grup mbështetësish. “Ai ishte sponsori i saj. Ajo njeh shumë pak njerëz atje (Rochester). Ajo takohej me djalin e sponsorit të saj. Me një fjalë ajo nuk e kishte pritur që e gjithë kjo të ndodhë”, ka deklaruar Sweeney, transmeton lajmi.net.

Sweeney dhe Soble kanë së bashku një djalë 6-vjeçar, ndërkaq Soble ka gjithashtu edhe dy fëmijë tjerë.

“Ajo nuk është vrasëse e as hajdute. Ajo është nënë dhe njeri i mirë. Ajo është mjaft punëtore dhe gjithmonë është munduar të jap maksimumin”, ka shtuar Sweeney.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Zuhlke është ai që e ka therur me thikë Gervallën. Policia thotë se Soble gjithashtu akuzohet për vrasje sepse e kishte ndihmuar në vjedhje. Dy të dyshuarit do të rikthehen në Gjykatën e Gates gjatë të enjtes.

Jehon Gërvalla, është djali i veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Zeqir Gërvalla, i cili tash disa vite jeton në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat