Serbët për Edi Ramën: 12 milion euro i ka harxhuar për Serbinë

Lajme

Serbët për Edi Ramën: 12 milion euro i ka harxhuar për Serbinë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 15:00

Mediat serbe janë marrë sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe shpenzimet e tij multi milionëshe për organizimin e ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Sipas përllogaritjeve serbe, Edi Rama do të shpenzoi gjithsejë 12 milion euro për organizimin e kësaj ndeshje. Këtu përfshihen edhe shpenzimet e rindërtimit të stadiumit, "Loro Boriqi".

Poashtu shpenzime të mëdha pritet të bëhen edhe në sigurinë e stadiumit ku pritet të ketë rekord numër të forcave speciale.

Kapaciteti i stadiumit pritet të jetë 17 mijë shikues, ndërsa është paralajmëruar që çmimi i biletave do të jetë poashtu rekord i shtrenjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat