​“Dëshmitari dha prova të mjaftueshme kundër Ivanoviqit dhe Delibashiqit”

Lajme

​“Dëshmitari dha prova të mjaftueshme kundër Ivanoviqit dhe Delibashiqit”

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:24

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka vazhduar të martën seanca gjyqësore kundër Oliver Ivanoviqit dhe katër të akuzuarve tjerë për krime ndaj popullatës shqiptare gjatë viteve 1999-2000 në veri të Mitrovicës.

Dëshminë para trupit gjykues e ka ofruar dëshmitari i mbrojtur me shifrën Y, ndërsa seanca ka qenë e mbyllur për publikun.

Avokati i viktimave të luftës, Burhan Maxhuni, ka bërë të ditur për KosovaPress se dëshmitari i sotëm i mbrojtur, ka dhënë prova të mjaftueshme për fajësinë sidomos ndaj të të dyshuarve Oliver Ivanoviq dhe Dragan Delibashiq.

Maxhuni: Dëshmitari dha prova për përgjegjësitë dhe detyrat e Ivanoviqit dhe Delibashiqit

“Sikurse dëshmitarët tjerë, edhe dëshmitari i sotëm i cili është i mbrojtur ka dhënë prova të mjaftueshme dhe të qarta trupit gjykues, sidomos për të akuzuarit Oliver Ivanoviq dhe Dragan Delibashiq. Provat të cilat i ofroi para trupit gjykues dëshmitari, kanë të bëjnë me përgjegjësitë dhe detyrat të cilat i kanë pasur të dy të akuzuarit gjatë viteve 1999 dhe 2000”, ka thënë mes tjerash Maxhuni.

Sipas tij, koha që është paraparë për këtë dëshmitar të merret në pyetje nga prokurori, avokatët dhe gjykata është tre ditë, ndërsa duke pasur parasysh se është dëshmitar i mbrojtur, ai nuk ka dashur të zbulojë nacionalitetin e dëshmitarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat