Ja cilët janë vendet turistike më të rrezikuara nga terrorizmi (Foto)

Lajme

Ja cilët janë vendet turistike më të rrezikuara nga terrorizmi (Foto)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 11:02

Në mesin e të gjithë vendeve në një hartë është paraqitur edhe Kosova, e cila është konsideruar si një vend “me rrezik të përgjithshëm nga terrorizmi”.

Ndërsa të gjitha shtetet e rajonit përveç Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës kanë rrezik themelor, përderisa Kosova dhe Bosnja konsiderohen me rrezik të përgjithshëm nga terrorizmi, raporton Express.co.uk.

Spanja është vend i cili akomodon një numër të madh të turistëve, dhe është një orientim i turistëve, por, ajo konsiderohet me rrezik të madh nga terrorizmi, dhe nuk u rekomandohet njerëzve të kalojnë pushimet atje.

Një tjetër vend evropian që konsiderohet me rrezik të lartë nga sulmet terroriste është Franca, dhe kjo buron që nga sulmi terrorist që kishte ndodhur në revistën satirike “Charlie Hebdo”.

Qeveria e Britanisë ka ngritur Spanjën si një vend të rrezikshëm për turistët, teksa raportohet që 12 milionë britanikë udhëtojnë drejt vendeve të nxehta si Ibiza, Majorca, Barcelona ose Costa Del Sol.

Spanja dhe Franca janë në nivel të njëjtë të rrezikshmërisë me shtetet afrikane si Algjeria, Tunizia, Egjipti derisa Libia e zhytur në luftën civile ka mbetur në mesin e tyre.

Turqia, e cila është fqinje e vendit në luftë, Sirisë, është një destinacion tjetër i rrezikshëm

Një numër i madh i destinacioneve për momentin janë në nivel të përgjithshëm të rrezikshmërisë, duke lënë për t’u kuptuar që vendet e frekuentuara nga turistët janë të rrezikuara nga turistët.

Këtu përfshihen Greqia, të cilën e vizitojnë miliona britanik çdo vit si dhe Italia dhe Maroku.

Destinacionet të tjera të famshme për britanikët të cilët janë më pak të rrezikuara nga terrorizmi janë Kroacia, Bullgaria dhe Portugalia, të cilët “mbledhin” rreth 2 milionë britanik në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat